Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Po punonte për ta pastruar, 65-vjeçari nga Kamza bie në pus dhe humb jetën

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës, ku ka humbur jetën një 65-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale Q.H teksa ishte duke pastruar pusin ka rënë brenda dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe menjëherë grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:

Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img