Një punëtor 50-vjeçar është dëmtuar rëndë në këmbë teksa po punonte me gur fresibël.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh në Durrës, në lagjen nr.1.
Ndërkaq, blutë sqarojnë se është arrestuar drejtuesi teknik, shtetasi E.A., 47 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
Sondazh
Poll