Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Po provonte një sfidë në ‘Tik Tok’, 10-vjeçarja humb jetën tragjikisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4207db7f253e772fb423a08b3e4cddb

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Di Cristina në Palermo, për shkak të një sfide në “Tik Tok”.

Në momentin që prindërit e kanë dërguar me urgjencë në spital, ajo mbërriti në arrest kardiak për shkak të asfiksisë së zgjatur. Vajza e vogël kishte marrë pjesë në një sfidë të rrezikshme në TikTok, një nga rrjetet më të njohura sociale midis fëmijëve dhe adoleshentëve.

Vajza e vogël luftoi për një natë të tërë në spital, por më në fund iu desh t’i dorëzohej fatit të saj. Mjekët e shpallën të vdekur në orën 13:30, pasi truri i saj nuk funksiononte më.

Vajza kishte marrë pjesë në një sfidë që në Tik Tok që quhet “sfidë e varur” dhe që përfshin një provë rezistence. Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe rezistencën sa më shumë që të jetë e mundur. Vajza e vogël kishte ndjekur hapat para se të asfiksohej, pastaj do ta gjente veten pa forcë dhe do të binte përtokë. Prindërit e fëmijës e kishin vërejtur situatën pothuajse menjëherë dhe e dërguan në spital, por pa mundur që të shpëtojë.

Nuk është hera e parë që një sfidë mbi Tik Tok shndërrohet në tragjedi. Shtatorin e kaluar, 15-vjeçarja Chloe Phillips nga  Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara, ndërroi jetë nga Benadryl Challenge,  një sfidë që u kërkon përdoruesve të marrin një drogë të fortë.

Më shumë

spot_img
spot_img