Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po prisnin autobusin pas shkolle, zhduket pa gjurmë vajza shqiptare dhe shoqja e saj (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Sapo kishin dalë nga shkolla dhe do merrnin autobusin, por zhduken pa lënë gjurmë dy minorene 13-vjeçare, njëra prej tyre shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte në shoqërinë e shoqes rumune kur humbën gjurmët dy ditë më parë dhe familjet e tyre janë në dëshpërim se nuk po i gjejnë dot.

Për herë të fundit vajzat, (ato që shihni në foton më poshtë) janë parë në zonën e Trevisos në Itali, teksa ishin duke pritur autobusin në stacion për të udhëtuar drejt Castelfranci Veneto.

Vajzat quhen Selma dhe Roxana, kjo e fundit nga Rumania.

Sipas “Corriere del Veneto”, familjet e tyre kishin vite që ishin vendosur në Itali dhe ishin integruar mirë me jetesën atje, raporton Panorama.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre. Mediat italiane nuk e përjashtojnë as mundësinë që largimi i tyre të jetë vullnetar, dhe të mos kemi të bëjmë me një rrëmbim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu