Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
36 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Po planifikonin sulm terrorist në Itali, mediat publikojnë videon e dy shqiptarëve të arrestuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy 20 vjeçarë nga Kosova janë arrestuar në Itali pasi po planifikonin një sulm terrorist në emër të Shtetit Islamik (ISIS). Një djalë dhe një vajzë ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin në Itali – në Trentino – një sulm me mjete shpërthyese.

Carabinieri del Ros, me mbështetjen e Komandës Provinciale të Trentos, të Grupit Special të Ndërhyrjes (Gis), më 15 qershor, zbatuan një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokurori Publik i Trentos, ndaj dy të dyshuarve.

albsig

spring

Më 18 qershor Gjykata urdhëroi “arrest shtëpie” vetëm ndaj burrit, i cili mbahet me byzylyk elektronik. Të dy u hetuan për shoqërim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik , regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombëtare.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar dhe efektiv nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste, shkruan Ansa.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img