Hapësire reklamuese

Bota

Po planifikonin kalimin e emigrantëve me skaf, prangosen dy trafikantët shqiptarë në Britani

Shkruar nga Newsbomb
Po planifikonin kalimin e emigrantëve me skaf, prangosen dy

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Nottingham, pasi dyshohet se po organizonin trafikimin klandestin të disa bashkëkombësve të tyre drejt britanisë.

“Rreth orës 22:00 të ditës së djeshme (29 nëntor), oficerët e NCA bastisën një adresë në Mansfield Road në Sherëood, duke arrestuar dy shqiptarë, të moshës 48 dhe 44 vjeç, të dyshuar për asistim në emigracionin e paligjshëm. Ata mbeten në paraburgim duke u marrë në pyetje”, bëjnë me dije autoritetet britanike.

“Hetimi ynë është i përqendruar te individë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e muajit tetor për të anashkaluar kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një varkë me fuqi të madhe”, deklaroi komandanti i degës së NCA-së, Colin Ëilliams.

Autoritetet britanike kanë punuar me Policinë Federale belge, Forcën Kufitare dhe Zbatimin e Emigracionit, në kuadër të operacionit të zhvilluar nga pala belge në 12 tetor ku u kapën 12 emigrantë shqiptarë në një varkë që po largohej nga brigjet e Nieuëpoort në Flanders, me destinacion Britaninë.

Sondazh

Poll