Hapësire reklamuese

Bota

Po planifikonin ekzekutimin e kryeministres, kapen 2 autorët në Londër

Shkruar nga Newsbomb

Dy të rinj do të paraqiten sot përpara gjykatës së Londër, pasi dyshohet se përgatitën një komplot për të ekzekutuar kryeministren britanike, Theresa May.

Shërbimet sekrete kanë deklaruar se të arrestuarit Nai'imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç do të përdornin një bombë të maskuar si një qese për të hedhur në erë portat e Downing Street dhe pastaj ta sulmonin me thika.Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Londër dhe Birmingham javën e kaluar dhe u akuzuan për terrorizëëm. Ata do të paraqiten ditën e sotme në Gjykatën e Magjistraturës në Ëestminster, shkruan newsbomb.al.

Komploti është zbuluar dje nga Andrew Parker, kreu i MI5, i cili u tha gjithashtu ministrave se shërbimet e sigurisë kanë parandaluar 9 sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar.

Policia londineze tha se Nai'imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç nga veriu i Londrës dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç nga Birmingham, ishin akuzuar për përgatitjen e një akti terrorist.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese