Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Po plaken, po vdesin, po largohen…’, Meta ngre alarmin: Shqipëria po tkurret, do mbetemi vetëm 860 mijë banorë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

77bd35fb7dd0a4e2a78af7be2b078a05

Presidenti Ilir Meta jep alarmin për tkurrjen e popullsisë shqiptare.

Teksa shpërndan një artikull që thotë se shqiptarët po plaken, po vdesin e po largohen, Meta i mëshon variantit pesimist të një studimi të ‘The Economist’ sipas të cilit “popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë” në vitin 2100.

“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë”, shkruan Meta!

“Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”, përfundon Presidenti Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img