Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Po peshkonin me dinamit në Drinin e Zi, e pësojnë keq 3 persona në Dibër, policia sekuestron kapsolla dhe fitilë zjarri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Dibrës ka proceduar 3 persona, pasi akuzohen se kryenin gjueti peshkimi me lëndë plasëse.

Tre shtetasit me iniciale XH. S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë,   peshkonin në lumin Drini i Zi, në mënyrë të paligjshme.

albsig

Policia ka sekuestruar kapsolla dhe fitilë zjarr-përcjellës, të përdorura nga këta shtetas për të  peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.

Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit :

XH. S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img