Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

‘Po përpiqet me ekipin e vjetër të opozitës’, Ndoka thirrje Ramës: Dështim, zgjedhje pa ne s’mund të ketë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nard Ndoka ishte aleati i radhës i Lulzim Bashës i cili firmosi marrëveshjen e formimit të një koalicioni opozitar.

Gjatë një pronocimi për mediat Ndoka u shpreh se kanë rënë dakord me Partinë Demokratike. Ai theksoi se Rama u përpoq me deputetët e rinj të opozitës në Parlament po nuk ia doli, ndërsa siç tha ai tani po përpiqet me ekipin e vjetër, duke iu referuar partisë së Astrit Patozit.

Sipas Ndokës edhe ky do të jetë një dështim, ndërsa i bëri thirrje Ramës se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Sot Rama ndodhet i vetmuar, pavarësisht se ka thirrur ca parti, por sot u thotë do të konkuroj me ju. Ky është një moment i paprecedentë. Ndryshe nga e majta e çoroditur sot Basha po ndërton ekipin kombëtar me vlerat e veta pa i blerë  si zoti Rama. Në një kohë që Rama po tendon që të garojë dhe të ketë ekipin e të rinjve që dështoi në Parlament dhe ai e kuptoi që ai nuk mund të jetë një ekip real. Po përpiqet me ekipin e vjetër të opozitës, i cili nuk është në Parlament po ngutet, por besoj që edhe kjo do të jetë një dështim. I bëj thirrje zotit Rama që ta kuptojë realitetin, se nuk mud të ketë zgjedhje pa opozitën. Jemi të vendosur si asjëherë tjetër që të zhvillojmë zgjedhje të lira e të barabarta’, tha Ndoka.   

Më shumë


spot_img









spot_img