Hapësire reklamuese

Bota

Po përgatisnin një sulm me bombë, arrestohen 3 persona në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb

Policia gjermane ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm me bombë.

Në pranga u vunë tre personat me origjinë irakiane në Dithmarschen, në shtetin verior të Schlesëig-Holstein.

Një zëdhënëse e policisë federale të Gjermanisë, Daniela Kiss, konfirmoi se oficerët ishin të përfshirë në një operacion së bashku me policinë e shtetit.

Prokurorët federalë gjermanë, të cilët nuk mund të konfirmojnë menjëherë raportet, janë përgjegjës për hetimin e krimeve të rënda, përfshirë terrorizmin.

Spiegel Online raporton se personat, të identifikuar si Shahin F., Hersh S. dhe Rauf S., dëshironin të përdorin fishekzjarrë për të ndërtuar një eksploziv dhe kishin urdhëruar një detonator nga Britania.

 

Sondazh

Poll