Hapësire reklamuese

Rajoni

“Po përdorni tragjedinë për vëmendje”, Pacolli: Skizofrenë, po më njollosni imazhin

Shkruar nga Newsbomb
“Po përdorni tragjedinë për vëmendje”, Pacolli:

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, e që vazhdimisht po përmendet emri i tij.

Pacolli tha se nuk mundet që mediat të përdorë këtë tragjedi për disa “like”. Politikani dhe biznesmeni nuk ka lënë pa përmendur edhe analistët, që shpesh nëpër emisione kanë përmendur emrin e tij për këtë ngjarjane,  teksa i cilëson si “skizofrenë”.

Ai edhe një herë thotë se s’ka mundur që të marrë pjesë në varrimin e Liridona Ademajt pasi ndodhet në një vizitë jashtë shtetit që është planifikuar para gjashtë muajsh, teksa shton se familja e tij dhe bashkëpunëtorët e tij ndodhen pranë familjes të së ndjerës.

Nga distanca shoh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike.

Është e rëndësishme të ekspozohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve. Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias. Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan Pacoilli ndër të tjera.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Emri i Pacollit është përmendur dhe lakuar shpesh në media, pasi Naim Murseli që porositi edhe vrasjen e bashkëshortes së tij, ka qenë ish-këshilltar i Pacollit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese