Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po patrullonin në rrugët e Vlorës, dy policët me motor përplasin këmbësoren (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një këmbësore në qytetin bregdetar të Vlorës ka përfunduar në spital pasditen e sotme, pasi është aksidentuar nga një motor i Policisë së Shtetit, ku udhëtonin dy efektivë.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se dy policët kanë qenë duke patrulluar në bulevardin kryesor të Vlorës kur janë përplasur me këmbësoren. Nuk dihet nëse fajtorë kanë qenë dy efektivët apo qytetarja ju ka prerë rrugën.

Megjithatë, Blutë e Vlorës bëjnë me dije se gruaja 38 vjeçe ndodhet një nga policët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të  aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll