Një 6 vjeçar nga Kukësi është plagosur aksidentalisht me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kodër Lumë, Kukës.
Bëhet me dije se shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu, çifte, të miturin, i cili është njëkohësisht fqinj me të.
6 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa Polici ka shoqëruar në komisariat 75 vjeçarin për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me ngjarjen.
Kukës/Informacion paraprak:
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.