Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Po organizonte një event me rastin e festave, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Vlorë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ac7694145ec7d5ec106a2e059a35f16f

Pronari i një lokali në Vlorë është gjobitur me 1 milion lekë të reja, pasi ka shkelur Aktin Normativ në kuadër të rregullave për pandeminë.

Sipas njoftimit të policisë është ndëshkuar me masë administrative shtetasi R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky i fundit pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Vlorës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Vlorë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Vlorë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin R. R., pronar i një subjekti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar një event me rastin e festave, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img