Hapësire reklamuese

Aktualitet

PO NDODH/ Prishen themelet e Pallatit Mbretëror në Durrës (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Po ndodh tani!

Po prishen themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës. Lajmin e bën me dije ish Presidenti Bujar Nishani i cili ndan edhe fotot nga ajo që po ndodh tani në qytetin bregdetar.

Në mars-shtator 1914, këtu ishte selia e kryetarit të parë të shtetit shqiptar, princ Vidit. Shumë qytetarë e kanë cilësuar prishjen e themeleve të Pallatit Mbretëror si diçka të paprecedentë që duhet të ndalojë menjëherë.

Pikërisht në themelet e dala së fundmi të Pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar, do ndërtohet projekti i shumëkundërshtuar në Durrës, Veliera.

53545884_2067093223338502_1562330856847048704_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.