Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Po ndodh në Shqipëri, lindni një bebe dhe përfitoni 1 mijë euro!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Alarmi se Shqipëria po plakët si pasojë e shumë faktorëve, kryesisht emigrimit ka bërë që popullsia të konsiderohet më e “plakur” se vitet e shkuara.

Ndërkaq, kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi e ka cilësuar këtë një situatë alarmante dhe për këtë do të ndërmarrë një nisëm të guximshme që nuk është parë e dëgjuar deri më tani. Për të luftuar tkurrjen e popullsisë, Blushi ofron 1 mijë euro për çdo bebe të lindur.

 “Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë.Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit,ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit.Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë. Eshtë tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës.Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë  më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv.LIBRA do të bëjë cdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqiperia mund të jetë një vend I jetueshëm për femijët e tyre.LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet.LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”, shkruan Blushi në facebook. 

Më shumë

spot_img