Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Po ndihmonte një vajzë të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 23-vjeçari në Kakavijë

spot_img

Lajme të ngjashëm

ba5fc5ea9aa82aa341ed47368ff61649

Një person është arrestuar në flagrancë në Kakavijë dhe një vajzë është proceduar penalisht.

Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga të riun me iniciale R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, pasi u kap duke kaluar ilegalisht një vajzë.

Autoritetet kanë proceduar edhe shtetasen B.V, e cila kishte falsifikuar dokumentat për kalimin e kufirit.

Kakavijë/ Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img