Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Po ndërtonin pa leje në Voskopojë, arrestohen tre persona dhe shpallet në kërkim pronari i ndërtesës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se po ndërtonin pa leje.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Ndërsa, u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.  

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

U kapën duke kryer ndërtime pa leje, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ndërtesës ku po kryheshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img