Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po ndërtonin pa leje në fshatin turistik të Gjinarit, procedohen 5 persona

Shkruar nga Newsbomb
Po ndërtonin pa leje në fshatin turistik të Gjinarit, procedohen

Pesë persona janë proceduar penalisht për ndërtim pa leje në zonën e fshatit turistik të Gjinarit në Elbasan.

Policia bën me dije se shtetasit me inicialet E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D, u kapën duke ndërtuar pa leje në Gjinar.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", shtetasit: 

-E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën turistike të Gjinarit; 

-Sh. K., banues në Peqin, pasi ka ndërtuar pa leje, në banesën e tij.  

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll