Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
49 %
3.1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
12 °
E martë, 31 Janar, 2023

Po ndërtonin pa leje, arrestohen dy pronarët e lokaleve në Tiranë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se po ndërtonin pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Artan Osmani 49 vjeç dhe Gëzim Lila 49 vjeç. Sipas njoftimit të policisë mësohet se Osmani është konstatuar nga uniformat blu duke ndërtuar pa lejë në lokalin e tij në rrugën  “Ymer Kurti”.

Gjithashtu edhe Lila është konstatuar duke kryer punime pa lejë në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Bastar Murriz.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet  për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Më shumë


spot_img








spot_img