Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po ndërtonin “Beach-bar” pa leje, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët në Velipojë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Po ndërtonin “Beach-bar” pa leje, vihen në pranga pronari

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, apsia kanë tentuar atë ndërtojnë pa leje në bregdet.

Në pranga ka rënë pronari dhe dy punotrët, shtetasit Artan Kodra40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasi Aleksander Simoni  49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe shtetasi Xhovalin Sukaxhia 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,   Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal,Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Njoftimi i policisë/ Velipojë-Shkodër

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në bregdet

Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse , vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,   Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri ,lokal,Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.