Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Po na diskriminojnë”, Partia Republikane dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të fituar financim në zgjedhjet e ardhshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i Partisë Republikane ditën e sotme ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për ndryshimin e kodit të financimit të partive në zgjedhjet e ardhshme.

Bazuar në këtë kod partitë të cilat janë në koalicion nuk mund të përfitojnë një burim financiar, pasi duhet të kenë siguruar të paktën një mandat.

Sipas republikanëve, kjo është antikushtetuese dhe Gjykata menjëherë duhet të marrë përsipër çështjen për të rishikuar dhe njëherë këtë ligj i cili “diskriminon” partitë të cilat kanë qenë në koalicion në zgjedhjet që lamë pas.

“Po bëhet një diferencim shumë i madh mes partive në koalicion dhe partive të cilat kanë garuar të vetme. Këto ndryshime janë bërë vjet në shtator dhe ishin ndryshime të cilat rëndojnë situatën financiare të partive që janë në koalicion. Në zgjedhjet e ardhshme me këtë ligj partitë të cilat kanë qenë në koalicion dhe nuk kanë mundur të sigurojnë një mandate nuk do të kenë financa nga shteti.

Ky është një diskriminim që po i bëhet partive që morën pjesë në koalicion. Parita e cila ka arritur të sigurojë 1 mijë vota, por ka siguruar një mandat, ajo parti do të përfitojë 10566 vota financim, ndërsa partia që ka siguruar 5000 vota por nuk ka mundur të sigurojë një mandate ajo parti në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marrë financim. Kjo është antidemokrate dhe antikushtetuese. Ky është dikriminim. Kërkojmë ndryshimin e kodit dhe kërkojmë që partitë të financohen edhe pa siguruar një mandat”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img