Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po montonte gjeneratorin, 56 vjeçari bie në kontakt me korentin dhe rëzohet në depon me ujë, ndërron jetë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Po montonte gjeneratorin, 56 vjeçari bie në kontakt me korentin dhe

Një 56 vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi i identifikuar si Artan Pollo.

Viktima ka qenë duke montuar një gjenerator në një depo me ujë që kishte pranë shtëpisë, kur ka rënë në kontakt me korentin me të cilin po punonte. Pollo me pas ka rënë brenda në depo.

Nuk dihet nëse 56 vjeçarit i ka ardhur vdekja nga kontakti me energjinë elektrike apo është mbytur kur ka rënë në depon me ujë. Pritet njoftimi zyrtar i Policisë për rastin.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

 Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.