Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Po mendoni për pushimet verore? Ky është shteti që do t’ju paguajë nëse e vizitoni këtë verë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëse po mendoni për vendin ku do të kaloni pushimet verore këtë vit, Malta mund të jetë një destinacion shumë i mirë.

Qeveria malteze ka vendosur që të japë shpërblim për personat që udhëtojnë drejt Maltës, me qëllimin që numri i turistëve të rritet sa më shumë. Malta e mbështet ekonominë e saj te turizmi, por gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë numri i turistëve ra me 80%, duke sjellë një tronditje të madhe në ekonominë e saj.

Vizitorët mund të presin të marrin një subvencion qeveritar në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vlerësimit të yjeve të hotelit të vizituar dhe zonës ku ata shkojnë. Çfarëdo që vendos qeveria do të përputhet nga hotelet që regjistrohen në skemë, me një kursim maksimal prej 200 € për person.

Por sa do të paguheni?

Turistët që qëndrojnë në hotele me pesë yje do të marrin 100 € nga qëndrimi i tyre, të cilat do të paguhen nga qeveria malteze. E njëjta gjë vlen për ata që qëndrojnë në hotele me tre dhe katër yje, ku secili person do të kursejë gjithsej 100 € dhe 175 € respektivisht. Skema e rimbursimit do të fillojë në 1 qershor, atëherë kur Malta synon të eqë kufizimet anti-COVID.

A do ju duhet vaksinimi?

Malta po hap kufijtë e saj për çdo vizitor që mund të sigurojë se është vaksinuar mbi 10 ditë para mbërritjes.




spot_img

Më shumë

spot_img