Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Iran, ku është gjetur e pajetë 17-vjeçarja Nika Shakrami.
Dyshohet se adoleshetja është vrarë gjatë protestave të dhunshme që po mbahen në Iran, pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cial u dhunua për vdekje nga policia se i kishin dalë flokët nga shamia.
BBC shkruan se forcat iraniane të sigurisë vodhën trupin e protestueses dhe e varrosën fshehurazi në një fshat.
Familja kishte planifikuar të varroste Nika Shakarami të hënën, por trupi i saj u rrëmbye dhe u varros në një fshat rreth 40 km (25 milje) larg.
Autoritetet gjyqësore të Iranit kanë nisur një hetim për shkakun e vdekjes së adoleshentes.
Sakrami u zhduk 10 ditë më parë pas pjesëmarrjes në protestat në Teheran më 20 shtator. Në mesazhin e fundit që Nika i kishte dërguar shoqes shkruante se po ndiqej nga forcat e sigurisë.
“Kur shkuam për të identifikuar trupin e saj, nuk na lejuan ta shihnim, vetëm fytyrën e saj për disa sekonda”, tha tezja e saj Atas Sakrami.
Qindra protestues u mblodhën në varrezat e Khoramabadit dhe brohoritën parulla kundër regjimit iranian.
Në një daklaratë Drejtat e Njeriut të Iranit (IHR) njoftoi se të paktën 92 protestues janë vrarë deri më tani në trazirat.