Është vendosur masa “arrest me burg” për mësuesin i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses së mitur.
Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Neshat Tepelenës, ndërkohë që avokati i të akuzuarit është shprehur se ky është një arrestim i paligjshëm pasi sipas tij nuk ka prova.
Gjatë seancës gjyqësore, Tepelena mësohet të ketë thënë se është i pafajshëm dhe po e marrin në qafë kot. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”. 11-vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë.