Hapësire reklamuese

Politikë

“Po mbronin mushkëritë tona, Rama urdhëroi dhunën ndaj protestuesve”, shkruan Berisha dhe bën thirrje për protestë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar nëpërmjet një statusi në Faceook, kryeministrin Edi Rama si urdhëruesin e dhunës ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile gjatë protestës te Parku i Liqenit.

Berisha e mbyll komentin e tij me thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara Bashkisë Tiranë.

“Dhunë, terror policesk, hekura, shqelma, grushta e shkopinj, arrestime të gazetarëve, veprimtarve të shoqërisë civile si Zirkon Disha, qytetarëve të thjeshtë, me urdhër të Ramës nga çunat e tij të krimit për fajin e vetëm se ata po mbronin sot mushkritë tona, pra të Tiranës, parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama - Veliaj. Neser në ora 10:00 të gjithë në protestë para Bashkisë për të mbrojtur mushkritë tona”, shkruan Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu