Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

‘Po mbroni mafian!’, sherr mes panelistëve në studio: Do të bëj të 99-at, dil jashtë ose…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33dbdf2a3f8d88ea69521b2563518702

Një debat i ashpër i cili ka degraduar dhe në fyerje ka ndodhur sot në mbrëmje në emisionin “Open”.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata akuzoi tërthorazi Frrok Çupin dhe Plarent Ndrecën se me deklaratat e tyre po mbrojnë mafian.

Çupi i ka kërkuar ta tërheqë mbrapsht ose do përballet me të në gjyq.

Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.

Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?

Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.

Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?

Gjata: Po.

Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.

Gjata: Po ja e thashë…

Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë…

Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.

Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian

Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot…

Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni…

Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.

Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt asnjë ngjarje.

Gjata: A janë mafiozë ata aty?

Më shumë

spot_img
spot_img