Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Po mbillnin kanabis në tokat e tyre, arrestohen katër persona në Kurbin, mes tyre një grua (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Kurbin, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se në prana kanë rënë shtetasit Idriz hyseni, Hasan kasemi, Hazbi kasemi  dhe Merita kasemi.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Fushë Milot, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., H. K., H. B. dhe shtetasen M. K., të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më shumë

spot_img
spot_img