Deputeti britanik Sir David Amess, është qëlluar disa herë me thikë gjatë një takimi elektoral që ka qenë duke mbajtur në qytetin e Leigh, në Angli. Konservatori është sulmuar nga një burrë që ka shkuar me vrap brenda Kishës ku Sir David Amess po mbante takimin.
Policia e Essex ka konfirmuar se një burrë është arrestuar në vendngjarje.
Deputeti ka marrë menjëherë ndihmën e parë në vendngjarje dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij nuk dihet ende, raportojnë mediat ndërkombëtare. 69 vjeçari, është i martuar dhe ka katër vajza. Ai është deputet prej vitit 1983.
“Një burrë u arrestua menjëherë dhe ne nuk po kërkojmë askënd tjetër”, ka thënë Policia britanike.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste Sir Keir Starmer shkroi në Twitter: “Një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës. Duke menduar për Davidin, familjen e tij dhe stafin e tij.”