Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Po luftojnë për ‘kush e ka rradhën”, Bardhi i replikon “live” Berishës: Amnistoi korrupsionin e Fatos Nanos

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës në një emision televiziv, ku tha se e pati të pamundur të ndëshkonte të korruptuarit e qeverisë së Fatos Nanos.

Bardhi thotë në një postim në rrjetet sociale se si Fatos Nano, dhe Sali Berisha e Edi Rama ndjekin të njëjtin model, duke ia dorëzuar pushtetin dhe duke amnistuar korrupsionin e njëri-tjetrit.

Reagimi i Bardhit:

Deklarata e Sali Berishës se erdhi në pushtet në 2005 me premtimim “zero kompromis ndaj korrupsionit”, por mori vendim politik për ti ikur premtimit dhe për të amnistuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos, mqs ai i dorëzoi pushtetin, është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite.

Deklarata e sotme shpjegon atë të para pak ditëve se në 2013 Sali Berisha e dorëzoi vetë pushtetin, duke ndjekur kështu Sali Berisha modelin e Fatos Nonos dhe Edi Rama modelin e Sali Berishës. Tani po luftojnë për “kush e ka rradhën”, duke vazhduar amnistinë dhe duke marrë peng Shqipërinë.

Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij ka marrë peng Shqipërinë në këto 30 vite. Pa ndëshkuar korrupsionin 30 vjeçarë nuk ka kurrë të ardhme për Shqipërinë. Ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ndyshe jemi në vendnumëro dhe ndryshojnë vetëm emrat e të korruptuarve!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img