Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Po luante në oborrin e shtëpisë në Rrogozhinë, bie porta dhe lëndon 6-vjeçaren, vajza dërgohet me urgjencë në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalush, Rrogozhinë ku ka mbetur e plagosur një 6-vjeçare.

Policia njofon se 6-vjeçarja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka rënë porta dhe si pasojë ka mbetur e plagosur vogëlushja.

“Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar  porta dhe për pasojë  ka  dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Sakaq, policia e Tiranës njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 5 persona, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:  

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim :

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit I. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e ka dënuar me  1 vit e 6 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë ;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E(E). B., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

V. S., 57 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen këmbësore T. I., 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar shtetasen Z. L., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 26.03.2021,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. Ll., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. S., 20 vjeç. Punohet pë kapjen e tij.

•Më datë 26.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P. F., 25 vjeçe, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar shtetasen A. P., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar  porta dhe për pasojë  ka  dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img