Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

PO LUAJNË POKER ME FATIN E SHQIPËRISË…Alarmi i Konstitucionalistëve dhe kartat mbi tavolinë për çdo institucion (Biseda me pesë juristë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7e3319746415de535051f33114df094f

Ilir Meta me dekretin që paralajmëroi se do të nxjerrë të hënën i ka bërë me dhimbje koke të gjithë. Zgjedhjet u ç’dekretuan, po a ka vlerë ç’dekretimi? Ku është dekreti?

Një konstitucionalist, që nuk do të prononcohet me emër, tha se kishte qëndruar gjithë natën me peshqir të lagur për të gjetur zgjidhje dhe nuk gjente.

“Situatë absurde. Në çfarë vendi të botës ka ndodhur kjo gjë? Eshtë situatë e jashtëzakonshme. Këtu nuk është më vullneti i Kushtetutës, nenit 92 apo 94 të saj, këtu është vullneti i ca politikanëve të mbrapshtë, që po i bëjnë gjëmën këtij populli. Nuk është vullneti i popullit”.

Që një konstitucionalist, të shprehet kaq pesimist për mënyrën sesi po veprojnë kokat e këtij kombi, do të thotë se jemi në historinë më të zezë kushtetuese në vend. Duhen mendje të ftohta, por të gjithë, janë në pritje të dekretit të ri të Presidentit të Republikës me arsyetimin për anulimin e dekretimit të datës së zgjedhjeve.

Roli i KQZ

Procedurialisht, Presidenti do të nxjerrë nesër dekretin e arsyetuar të ç’dekretimit të datës së zgjedhjeve. Ky dokument, do të protokollohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por KQZ, që në 20 nëntorin e 2018, ka një dekret të Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor 2019. Pyetja që shtrojnë juristët e KQZ-së është: Si do të heqin nga protokolli dekretin e protokolluar në datën 20 nëntor? Si do të vendoset në librin e protokollit dekreti i ri?

“Nuk mendoj se situata është e thjeshtë. Dekreti i arsyetuar i presidentit, do të duhet të vijë në KQZ. Por përpara kësaj, do të duhet të vijë një kërkesë e Presidentit për të tërhequr dekretin e datës 20 nëntor 2018. KQZ është një organ me 7 anëtarë të zgjedhur në mënyrë kushtetuese” thotë një jurist i KQZ.

Një politolog, i kontaktuar nga NEWSBOMB.AL, thotë se në këtë moment e gjithë vendimmarrja dhe sytë do të përqëndrohen te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Eshtë i vetmi organ kushtetues që shprehet me vendimmarrje për organizimin e zgjedhjeve. A do të marrin parasysh dekretin numër një të presidentit, apo dekretin numër dy të tij”, është pyetja që shtron politologu.

Por edhe këtu, hyn në lojë institucioni. Në KQZ, vendimet merren me votë. Që të ketë një lexim të qartë të vendimmarjes, 7 anëtarët e KQZ do të duhet të marrin vendim. A do të marrin vendim për interpretim të dekretit, apo për të marrë parasysh dekretin e parë apo të dytë, kjo nuk dihet.

Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhte ndërçin institucional të krijuar, juristët e KQZ janë duke parë disa opsione të tjera. “Vetëm një gjykatë mund të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit. Askush tjetër. Dhe në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e diela e sotme nuk është pushim. Të gjithë po konsultojnë ligjin, Kodin Zgjedhor, nëse mund të dërgohet çështja në Gjykatën Administrative të Apelit, apo ndoshta edhe Kolegjin Zgjedhor. Gjithsesi, jemi në fazën e hipotezave” thotë një jurist i KQZ, duke shtuar se ky institucion është i vetmi që do të shprehet nëse do të organizohen apo jo zgjedhjet lolale në 30 qershor.

Maxhoranca në pritje, opozita në delir

Në kushtet e jashtëzakonshme, qeveria e Edi Ramës është në pritje. Dje në mbrëmje, hipoteza ishte se meqënëse vendi është republikë parlamentare, dekreti i presidentit do të anulohej në Parlament. Por edhe vendimi i parlamentit për të anuluar dekretin e zgjedhjeve të presidentit, është nul nga pikëpamja kushtetuese. I pabazuar askund.

Gjatë natës, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kjo ide ka rënë. Edhe maxhoranca e ka të qartë se për këtë dekret duhet të shprehet një gjykatë. Por sot, Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e Presidentit. Një lëvizje që dukshëm shkon për shtat tek Ilir Meta, që politikisht, pritet të kthehet te LSI, më i vlerësuar politikisht edhe nga militantët dhe mbështetësit e tij.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, pikëpyetjet po ngrihen edhe nga trupi diplomatik në Tiranë. Basti i fundit i tyre është se nëse parlamenti do të merrte një hap të tillë, atëherë presidenti Meta, do të shpërndante parlamentin. A do të kemi një situatë të tillë? Hë për hë, diplomatët, ende nuk janë duke parë te vendimmarrja e KQZ.

Konstitucionalisti sqaron për newsbomb.al se fantasia, e të majtës dhe të djathtës, është “e tmerrshme” cilëson ai, “për të shkatërruar procesin dhe demokracinë në vend”. “Çdo rast te ne është i veçantë. Edhe nëse partitë politike lajthisin, presidenti është aty për të respektuar Kushtetutën, garant i Kushtetutës. Ndaj edhe nëse partitë kanë konflikte, Presidenti është ai që cakton datën e zgjedhjeve, dhe kjo datë është caktuar”.

Opozita nga ana e saj, po e sheh më afër fitoren (???) nëpërmjet mbështetësve, por gjithashtu pa pasur një ofertë konkrete sesi dilet nga ngërçi kushtetues. Si do të jetë zgjidhja paskësaj? Çfarë hapash ligjorë do të ndërmerren tash e tutje? A mund të kthehet ky në një precedent të rrezikshëm? Opozita pretendoi dje se kishte mijëra në shesh dhe mijëra drita celularësh të ndezur. Por a mund të bëjë Rama një miting me mijëra të tjerë, me nga dy celularë secili, për t’i kujtuar presidentit të ruajë dekretin e parë dhe jo atë të dytin? A është Shqipëria një republikë parlamentare, apo presidenciale????

Precedentët 2007, 2017

Ylli Manjani, ish-ministër drejtësie, hodhi dje tezën se shtyrja e datës së zgjedhjeve ka ndodhur dy herë në Shqipëri. Dhe kjo nuk është e re. Të njëjtën gjë, ka thënë edhe Lulzim Basha në daljen publike në mitingjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”, shkruan Manjani.

Por, këto precedentë, ranë që dje në mbrëmje. Burime edhe nga institucioni i Presidentit, bëjnë me dije, se në arsyetimin e tij shterues për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve, presidenti nuk do të bazohet tek precedentët 2007 (Moisiu), apo 2017 (Nishani).

Një jurist që është marrë me të dy dekretet, tha për newsbomb.al, se në të dy rastet e sipërcituara, dekreti i Presidentit të Republikës, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka qenë brenda afateve kushtetuese, pas marrëveshjeve politike mes palëve. Që do të thotë, në 2007, presidenti Moisiu pasi dekretoi zgjedhjet, pas arritjes së marrëveshjes politike, i shtyu ato për një javë, në 20 shkurt 2007, që ishte edhe data fundore kushtetuese që ai kishte në dispozicion për zgjedhjet. Po kështu edhe Nishani në 2017, shtyu zgjedhjet me një javë, në një dekret të dytë (zgjehdjet e pjesshme në Kavajë), por brenda afatit kushtetues, pas marrëveshjes politike.

“Që do të thotë, argumenti se ka pasur precedent nuk qëndron” sqaron juristi.

“E kush thotë se Presidenti do të bazohet te këta dy precedentë? Jemi në një situatë të re, dhe në arsyet e jashtëzakonshme, vendimmarrje in extremis, presidenti do të ketë argumentin e vet, për një situatë të re, dhe jo precedentë të mëparshëm”, argumentojnë burime nga institucioni i Presidentit.

Përfundimi?

Nuk ka përfundim. Duhet të ketë zgjidhje kushtetutese. Por sic përmend konstitucionalisti për neësbomb.al, “s’ka bir kushtetute” që zgjidh ngërçin.

“Palët politike duhet të ulen. Këta po luajnë poker me fatin e Shqipërisë. Dhe në 30 vjet tranzicion, kemi kaluar 1996, 1997, 1998, që kanë qenë luftra të vërteta, kemi kaluar ngërçe të tmerrshme politike, institucionale dhe kushtetuese, por asnjëherë si sot”.

Pra, Presidenti nuk do zgjedhje, opozita nuk do zgjedhje me Edi Ramën se në zgjedhje do të hyjë; qeveria do zgjedhje në 30 qershor; KQZ është vendosur në qoshe të Ringut dhe po e grushtojnë nga të gjitha anët, diplomatët hedhin baste se kush do të fitojë; ndërsa vendi nuk ka gjykatë kushtetuese duke lënë një vend bosh në tavolinën e Pokerit.

Në këtë tavolinë Pokeri, me gjasë, do të fitojë ai që hedh më shumë para në fushë, dhe ai që do të ketë më shumë rezistencë për tia hedhur të tjerëve. Të shohim si do të shkojë. (NEWSBOMB.AL)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img