Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Po lëviznin me drogë në makinë, kapen 3 të rinj në Shkodër, procedohet një 16-vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka kapur 3 persona, të cilët posedonin lëndë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, ata ishin duke qarkulluar me makinë dhe drogën e kishin fshehur aty.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe një 16-vjeçar, i cili ishte me ta. 

Në pranga kanë rënë një 25-vjeçar, 18 dhe një 20-vjeçar. Së bashku me drogën dhe automjetin u sekuestruan edhe 4 celularët e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shkodër 

U kapën duke qarkulluar më lëndë narkotike në automjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paqram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular. 

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë

spot_img
spot_img