Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po lante dritaret, 40 vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës dhe përfundon te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Po lante dritaret, 40 vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës

Një shtetase 40 vjeçe ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës, teksa po lante dritaret Paraprakisht bëhet me dije se shtetasja me iniciale A. P, ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll