Ka rënë në prangat e policisë “bosi i Ndranghetës”, Francesco Pelle në Lisbonë.
Pelle njihej ndryshe me nofkën “Ciccio Pakistan”. Mediat italiane bëjnë me dije se ai u arrestua nga policia në Lisbonë në një klinikë ku po trajtohej kundër koronavirusit.
Francesco Pelle është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë në 2019 pasi akuzohet për masakrën e ndodhur më 24 dhjetor të 2006 në Itali, ku mbetën të vrarë Maria Strangio, gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta, gjithashtu mbetën të plagosur katër persona mes tyre edhe një fëmijë.
Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2007, kur u vranë gjashtë persona.