Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Po kujdesej për kanabisin, “gjumi merr në qafë” shqiptarin, kapet nga policia duke dremitur në shtëpinë e barit (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 24-vjeçar shqiptar është arrrestuar nga policia në Telford të Anglisë.

Ergys Shpellzaj u kap nga policia, ndërsa e kishte zënë gjumi në të ashtuquajturën, shtëpinë e barit në në Halifax Drive, Leegomery, Telford.

Oficerët e policisë bashkë me detektivët e armatosur kryen kontrollin në shtëpinë e barit pas sinjalizimit të marrë se në këtë zonë kultivoheshin bimë narkotike, të cilat ishin ndarë në pesë dhoma.

Në hyrje të godinës ku kultivohej kanabisi, policia gjeti në gjumë 24-vjeçarin Shpellzaj. Ai tha para gjykatës se kishte mbërritur në mënyrë ilegale në Londër dhe se kishte 22 mijë paund borxh personave që e ndihmuan për të shkuar në Angli.

Gjykata e dënoi të riun me 12 muaj burg.

Më shumë

spot_img
spot_img