Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka reaguar shkurtimisht pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2018. Tekniku italian ka deklaruar se “Shqipëria ime do të luajë kundër Spanjës, Italisë, Izraelit, Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit”.
Shqipëria do të përballet për herë të parë me Italinë në një kompeticion ndërkombëtar dhe fati e deshi që kjo të ndodhte në një kohë kur kombëtarja jonë drejtohet nga një italian si Gianni de Biasi.
Shqipëria ndodhet në grupin G së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.
Lexo edhe: Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë
Sondazh
Poll