Një 61-vjeçar nga Gjakova, ka ndërruar jetë në një motel, pasi piu viagra.
Sipas informacioneve nga mediat kosovare, 61-vjeçari vdiq gjatë aktit seksual me një 21-vjeçare.
Trupi i tij është gjetur gjatë pasdites të së mërkurës, në një motel në afërsi të Gjakovës.
Policia është lajmëruar nga 21-vjeçarja e cila kishte tentuar që t'i jepte ndihmë, por pasi ka parë se 61-vjeçari nuk mbijetoi ka njoftuar policinë.
Mësohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, që dyshohet se është shkaktuar nga viagra.
“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”,- thuhet në njoftimin e policisë.