Disa predha luftarake janë gjetur në shtratin e lumit Gjanica në fshatin Sheq.
Bëhet me dije se predhat janë gjetur gjatë kryerjes së punimeve në lumin Gjanica të Fierit. Kanë qenë punonjësit ata që kanë vënë re predhat.
Punonjësit pasi kanë parë predhat kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vend duke vënë në dijeni dhe autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.