Një avion i Forcave Ajrore në Greqi është rrëzuar mëngjesin e sotëm në zonën detare pranë Anravidës.
Mediat greke shkruajnë se një avion, F-4 me dy vende, i cili ishte në një fluturim stërvitor dhe i shoqëruar nga një tjetër Phantom, u rrëzua 25 milje detare në jug të aeroportit të Andravidës.
Për momentin nuk është e qartë nëse dy pilotët ia dolën të përdornin sediljen për t’u hedhur, apo nëse kanë humbur jetën.
“Të hënën, më 30 janar 2023 në orën 10:30, një avion F-4 (dy vendësh) i 338M/117PM që kryente një fluturim stërvitor u rrëzua në zonën detare 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas” njofton Ministria e Mbrojtjes në Greqi.