Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Po kërcënonte me armë një pushues në plazh, Policia e Durrësit me urgjencë në lagjen nr.13, neutralizon kavajsin me pistoletë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër në zonën e plazhit. Menjëherë pas njoftimit për konflikt dhe kërcënim me armë, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje.

Aty kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e të riut Lori Byberi.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Ky shtetas referuar njoftimit të Policisë, është dënuar në vitin 2019 për armëmbajtje pa leje, si dhe është me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi Lori Byberi, pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin Lori Byberi.

34 vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

216224995 3103255086627508 8674154631790669937 n
Pistoleta sportive e sekuestruar ne Durres
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img