Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll”, fotoja e fundit e familjes Haliti, para se të humbnin jetën tragjikisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti nga Kosova, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave helmuese në Gjirin e Lalzit.

Ka qenë i afërmi i familjes Haliti, që ka treguar se kjo është fotoja e tyre e fundit që ia kishte dërguar Afrimi teksa i kishte shkruar “po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll”.

Dyshohet se nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë.

Më pas ata kanë shfaqur shenja helmimi, pasi kanë kaluar disa orë në banesë më pas kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.

Më pas gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar dhe janë dërguar në Durrës, prej atje menjëherë janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht kanë humbur jetën.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari raporton “neës24”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img