Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

“Po jo mor xhan”, Alibeaj e Balluku përplasen në Komision për Portin e Durrësit: Pse s’ka garë, është elementi  më i rëndësishëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministrja njëherazi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Gjatë kësaj mbledhje pati dhe një përplasje mes Ballukut dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeajt, i cili tha se nuk ka pasur garë për projektin e Portit të Durrësit.

Pjesë nga debati:

Enkeled Alibeaj: Pse nuk del investitori “ballëhapur” që edhe ne ta duartrokisim, ku ka projekt pa garë? Është elementi më i rëndësishëm.

Balluku: Lidhja ishte thjesht dhe vetëm për të thënë këtë që tha fund, zoti Alibeaj, i dashur koleg Enkeled, ku e ke gjetur atë dokumentin që thua, ç’është kjo në fshehtësi, më duket sikur je në errësirë duke kërkuar nëpër dosje, jo mor xhan je futur online prej një viti. Shqiptarët nuk merren me dokumentet në fshehtësi, ti po bën ti tani këtë shpikjen. Eshtë dokumenti i Komitetit të Investimeve Strategjike e ke pasur aty prej 12 muajsh. Prej 9 vitesh jemi në hartën e interesit të investitorët S’ke gjetur asgjë me shpejtësi dhe fshehtësi, subjekti që ti thua në atë kohë për 60 ditë ka analizuar projektin, më pas ka ardhur investitori me kompaninë e tij. Janë kompani të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, nuk ja kemi dhënë.

Kreu i komisionit: Ndërpresim mbledhjen për gjysëm ore.

Më shumë


spot_img








spot_img