Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Po jetojmë një dramë”, rrëfehet okulisti që u plagos nga shqiptarja: Më ka kërcënuar, mua dhe familjes sime na ka dëmtuar makinat poshtë shtëpisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku shqiptarja plagosi rëndë okulistin grek. Jorgo Neos dhe Klaudia Çelo prej vitesh kishin probleme me njëri-tjetrin dhe debate të vazhdueshme.

68-vjeçari grek, i cili tashmë është i martuar me një grua tjetër, ka akzuar shqiptaren se prej vitesh e shantazhon dhe e përndjek. Ai ka rrëfyer në një intervistë për mediet greke se Çelo është dënuar së fundmi me 4 muaj burgim pas denoncimeve të bëra nga Okulisti Jorgo Neos.

Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Ajo u dënua së fundmi me katër muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore të tjera nuk kanë mbaruar. Ajo ka ardhur dy herë dhe më ka rrahur gruan. Më ka shantazhuar dhe më ka marrë para, mbi 100 mijë Euro”, ka treguar okulisti.

Ai ka shtuar më tej se ish-gruaja e tij i ka shkuar poshtë shtëpisë dhe e ka kërcënuar, si dhe i ka dëmtuar makinën atij dhe familjarëve të tij. Ata janë në konflikt me njëri tjetrin për shkak se ndodhen në proces divorci dhe se së fundmi Klaudia Çelo e akuzon 68-vjeçarin se i ka marrë vajzën e tyre dhe nuk e lejon që kjo e fundit të takojë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img