Hapësire reklamuese

Politikë

“Po japin godinën e PD për kulla”, Bardhi i përgjigjet Berishës: Asnjë mashtrim për selinë s’mbulon dot dhunën në 8 Janar dhe kryqin e zi nga SHBA

Shkruar nga Newsbomb
“Po japin godinën e PD për kulla”, Bardhi i

Partia Demokratike i cilësuar gënjeshtra deklaratat e bëranga ish-kryeministri Sali Berisha se në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla dhe hotele.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka deklaruar se asnjë mashtrim i ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk mund të mbulojë dot dhunën e ushtruar më 8 Janar dhe shpalljen non-grata nga SHBA.

“Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”, është shprehur Gazment Bardhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.