Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po ikte nga Shqipëria me çantën me para, 54 vjeçarit i zbulohen mijëra euro në Kakavijë

Shkruar nga Newsbomb
Po ikte nga Shqipëria me çantën me para, 54 vjeçarit i

Një 54 vjeçar nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi ka qenë duke dalë nga Shqipëria me një sasi të madhe parash me vete. Tashmë, ai akuzohet për dy vepra penale.

"Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44,750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed