Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Po ikin një nga një/ Shuhet në Amerikë, Vitore Ruli -Dako, mbesa e dy emblemave të Arsimit shqiptar (Historia tragjike e komunizmit)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare intelektualja Vitore Ruli. Ajo prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të ciltat nuk arriti të mundte duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë në një spital të Floridas.

Vitore Ruli ishte mbesa e  Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit, dy emblemave të arsimit kombëtar.

Vitore pat kaluar në auditoret e Politeknikumit (sot Instituti Harry Fultz) dhe përvijoi në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në degën elektrike. Inxhinjerja e re punoi në Tiranë por më pas e lëvizën nga kryeqyteti në drejtim të Tepelenës. Ishte e natyrshme që ajo do të ndiqte fatin e të shoqit  Viktor Rulit. Mjeku i njohur pat mbaruar studimet në Poloni dhe familjes iu desh të vuante përndjekjet  për një periudhë të gjatë, afro 20 vjet.

Por zonja Vitore tashmë ishte familjare me këto lloj trajtimesh, që foshnjë, teksa me prindërit e saj u internua nga gjermanët pushtues në një kamp afër Beogradit. Por edhe më pas komunistët çlirimtarë, nuk i trajtuan më mirë Dakot. U konfiskuan pronat. Atin e saj, Aleksandrin e burgosën tok me vëllain më të vogël Gjergjin, i cili vdiq nën tortura mizore. Vitorja e re pati fatin të shihte nga afër persekutimin e egër të gjyshes së saj Sevasti dhe motrës Parashqevi Qiriazi, këtyre ikonave që arsimi kombëtar dhe emancipimi i femrës shqiptare u detyrohen aq shumë.

Ndërgjegjësimi i regjimit enverian për vlerat, sakrificat dhe kontributet e Dakove dhe Qiriazëve fatmirësisht erdhi, por shumë vonë dhe pas kostosh të mëdha.

Nëpër tërë këtë kalvar kaloi në vetë të parë, zonja që dje mbylli sytë në truallin e bekuar të Amerikës, ku qenë shkolluar dhe mëkuar me atdhedashuri, të parët e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img