Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Peqinit, pasi ka dhunuar dy infermiere.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. S., 50 vjeç, i cili ka shkuar në spital në gjendje tëë dehur dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore dhe ka thyer edhe xhamat e spitalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”,njoftoi policia.